Po vazhdon të ketë numër të madh të rasteve të reja me coronavirus në vendin tonë.
Sonte janë shënuar 49 raste të reja, kurse 25 persona janë shëruar, shkruan Reporteri.net.
Komuna ku më së shumti janë shënuar sonte raste me coronavirus është Vushtrria me gjithsej 22 persona të infektuar (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme,1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj).
Pastaj komuna e Pejës me 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), e treta renditet për sonte, komuna e Prishtinës me 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), pastaj komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.