×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Publikohen pamje ekskluzive nga momenti i vrasjes së dyfishtë brenda hotelit në Laç

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 21:44

    Syri.net siguron pamjet ekskluzive nga momenti i vrasjes së dyfishtë në Kurbin, ku viktima mbetën Paulin Marku dhe Bujar Lika (Hasani).


    Ngjarja ndodhi në hollin e një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër kryqit të Gjormit.

    Siç shihet në pamjet e mëposhtme, vrasësi hyn brenda hotelit me një fenelinë që mban mbishkrimin Policia, ndërsa mban në dorë një kallashnikov.

    Sapo vihet re nga viktimat, viktimat reagojnë me armë çka ka sjellë edhe një përplasje të armatosur mes palëve.

    Bujar Lika humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Marku humbi jetën në spital.

    Edhe sot, pas më shumë se dy javësh, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!