×
  • Lajme
  • Lajme

    Një fotograf me një video kërkon të lejohen dasmat, nxjerr pamje të kafiterive plot njerëz në Abi Carshia

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 22:41

    Nesër në orën 11:00 përfaqësuesit e bizneseve do të mbajnë një aksion para Qeverisë për mos lejimin e mbajtjes së dasmave.


    Ata do të kërkojnë që të merret vendim për lejimin e mbajtjes së dasmave dhe ahengjeve tjera familjare, pasi disa herë kanë thënë se po u bëhet padrejtësi, pasi në anën tjetër po lejohen të mbahen tubime.

    Edhe sonte një fotograf përmes një video ka kërkuar të lejohen mbajtja e dasmave, me ç’rast ka nxjerr pamje të kafiterive plot njerëz në Abi Carshia, duke thënë se aty janë mbi 500 persona dhe nuk e di ku është dallimi mes kësaj dhe mbajtjes së një dasme, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se dasmat duhet të mbahen pasi është një zinxhirë i tërë që lidhen me to.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!