×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari thotë se i konfirmuari me coronavirus sot në Skenderaj është rast kontakti nga Vushtrria

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 23:47

    Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka bërë të ditur se rasti i konfirmuar sot me coronavirus në këtë komunë është rast kontakti nga një komunë tjetër.


    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se personi i infektuar është nga Luboveci dhe se është rast kontakti nga Vushtrria, e cila është shndërruar në vatër të re të kësaj sëmundje.

    Ai tutje ka shtuar se aktualisht janë dy raste aktive me coronavirus.

    “Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim. Ky është rasti i tetë i infektuar në komunën tonë dhe të gjithë janë raste kontakti nga komunat tjera. Falë punës së përbashkët dhe disiplinës së treguar, deri më tani nuk e kemi asnjë rast të shpërndarjes së virusit nga këta persona te personat tjerë. Nga 8 persona deri më tani të infektuar në komunën tonë, 6 i kemi të shëruar më shumë se një muaj me parë, ndërsa dy raste i kemi ende aktive, por në izolim”, shkruan Jashari.

    Ai edhe njëherë fton qytetarët t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për mbajtjen e higjienës personale dhe distancës sociale si pjesë e masave parandaluese kundër përhapjes së coronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!