Demonstratat kundër racizmit shpërthyen edhe në disa qytete zvicerane të shtunën, njoftoi agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm në qytetin e Cyrihut më shumë se 10 mijë njerëz dolën në protesta.
Protestuesit që ishin kryesisht të rinj, mbanin pankarta me sloganet tashmë të njohura të kësaj kauze “White silence is violence” dhe “Black Lives Matter”.
Protestat zunë vend edhe në kryeqytetin e Zvicrës, Bern, në Lausanne dhe në Saint Gallen.
Ndërkohë lidhur me këtë rast, policia e Cyrihut u kishte kërkuar vazhdimisht njerëzve që të mos protestonin pasi ishte në kundërshtim me ligjet e implementuara për parandalimin e coronavirusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.