×
  • Lajme
  • Botë

    Kush komandon në Korenë e Veriut? Motra e liderit suprem tregon forcën

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 8:18

    Pas Kim Jong-Un, komandon vetëm e motra. Kim Jo-jong, vetëm 4 vjet më e vogël se vëllai 36-vjeçar, duket sikur është shndërruar në këshilltaren më të besuar të liderit suprem të Koresë së Veriut.

    Ky fakt është i njohur por theksohet edhe nga deklarata e saj e fundit, e konfirmuar nga agjencia shtetërore e Penianit, ku Kim Jo-jong akuzon Korenë e jugut me tone të ashpra, që kujtojnë periudhën më të tensionuar midis dy vendeve të ndara prej dekadash.

    Ajo e cilësoi Seulin si “armik”, pas hedhjes së fletushkave anti-regjim nga ana e disa aktivistëve të jugut.

    “Mendoj se ka ardhur koha që të prishim marrëdhëniet me autoritetet koreano-jugore. Së shpejti do të kemi zhvillime”, tha ajo duke shtuar se “duke ushtruar autoritetin e dhënë nga lideri suprem, i kam dhënë urdhër departamentit përgjegjës për marrëdhëniet me armikun që të fillojë aksionet, dhe një urdhër i tillë i është dhënë edhe shtabit të përgjithshëm”.

    Se ku do të përqendrohen veprimet e Penianit nuk bëhet e ditur, por analistët mendojnë se mund të fokusohen te zyra ndërlidhëse midis dy vendeve, që ndodhet në qytetin kufitar të Kaesong.

    Seuli reagoi me alarm, duke mbledhur urgjentisht ministrat  e brendshëm të Mbrojtjes dhe atë të Jashtëm, duke i kërkuar moderim Penianit, por edhe duke u deklaruar “të gatshëm për çdo skenar”.

    Gjatë zhdukjes së vëllait të disa javëve më parë, ku burimet folën për një gjendje të rënduar shëndetësore të liderit aziatik, emri më i sigurt si pasuesja e tij ishte pikërisht Kim Jo-jong.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!