×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Zemaj prezanton manualin për mbrojtje nga përhapja e Coronavirusit

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 9:54

    Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për medie ku do ta prezantojë “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19”.


    Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, konferenca do të mbahet në ora 13:00.

    Duhet theksuar se gjatë tre ditëve të fundit numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shënuar rritje dhe aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 486 raste me Coronavirus, ku 33 prej tyre kanë vdekur dhe 953 janë shëruar.

    Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në vend janë 500 raste aktive me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!