Ardita Dushi, është emëruar Shefe e Stafit dhe Këshilltare e Lartë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.
Dushi edhe në të kaluarën ishte krahë Hotit në detyrat e tij zyrtare, shkruan Reporteri.net.
Ajo mbante pozitën e njëjtë edhe gjatë mandatit të Hotit si zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë Kurti.
Edhe gjatë qeverisjes në krye me Isa Mustafën, Dushi po ashtu ishte Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Financave, të cilën e udhëhoqi për 2 vite po ashtu Avdullah Hoti.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka marrë drejtimin e Qeverisë pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.