Qeveria në mbledhjen e së hënës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 31 maj.
Ky vendim parasheh lëvizje të lirë, por nën mbikëqyrje nga institucionet dhe në zbatimin e manualit të ri në parandalimin e virusit.
Ky vendim sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj hyn në fuqi me datën 22 qershor.
Ai kërkoi të rritet përgjegjësia dhe vetëdijesimi për qytetarët dhe institucionet.
“Ky vendim të hyjë në fuqi me datën 22 qershor që përgatitjet janë më intensive në rritjen e kapaciteteve të inspektimeve”.
“Sot manuali do t’i shpërndahet gjitha institucionet, atëherë edhe Qeveria të obligoj në përdorimin e tyre”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.