×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje të reja, momentet e fundit para se të ekzekutohej 40-vjeçari shqiptar në qendër të Tiranës

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 16:30

    Pamjet e siguruara nga A2 tregojnë pak momente para atentatit të së enjtes në mbrëmje ku u ekzekutua 40-vjeçari Hekuran Billa.


    Automjeti tip BMW X6 afrohet pranë Komunës së Parisit në orën 21:43, ndërsa nuk ndiqet nga makina e atentatorëve.

    Këtu Policia dyshon se ata janë ndihmuar nga një tjetër makinë e cila ka vepruar si vëzhgues për vrasësit që vijnë nga një tjetër rrugë jo e përshkuar prej Billës. 2 minuta pas mbërritjes së 40-vjeçarit, në orën 21:45, makina e vrasësve afrohet dhe kryen ekzekutimin e Hekuran Billës.

    Sipas hetuesve gjithçka ka qenë e programuar që automjeti të kthehej prapa për t’u larguar nga vendngjarja e ndihmuar dhe nga sinjalizuesi. Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, Policia ka rindërtuar dhe skemën ekzekutimit ndërsa rruga e zgjedhur nga atentatorët ka qenë e ndryshme nga ajo e mbërritjes.

    Një minutë pas ekzekutimit të Billës në orën 21:46 minuta ata largohen duke hyrë në Unazë të Madhe. Kjo sipas hetuesve përforcon më shumë mundësinë se vrasësit janë ndihmuar nga një automjet tjetër i cili ka koordinuar veprimet e tyre. Në vendngjarje, Policia gjeti 19 gëzhoja ndërsa për të vrarë Billën atentatorët përdorën një automatik Scorpions me silenciator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!