Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar Drenasin, Dardanën e Gjilanin, për të parë rrjedhën e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!”.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare të VV-së në Facebook, thuhet se entuziazmi për zgjedhje të reja është i lartë dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e numrit të nënshkrimeve në peticion.
Nga VV thonë se në takimet e tyre me qytetarë, hetohet dëshira e nevoja për një qeveri të mirë, shkruan Reporteri.net.
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, u rrëzua me mocion votëbesimi i iniciuar nga partneri i koalicionit bashkëqeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe u votua nga 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Si pasojë e kësaj, Avdullah Hoti u mandatua për kryeministër të Kosovës dhe formimi i Qeverisë në krye me të mori 61 vota për.
Si rrjedhojë, partia Vetëvendosje, ka nisur një peticion në të gjithë Kosovën me anë të së cilit kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Postimi i plotë:
Në Drenas, por pastaj edhe në Dardanë e Gjilan, entuziazmi për zgjedhje të reja është i lartë në këto ditë të nxehta qershori dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e numrit të nënshkrimeve në peticion.
Nëpër takimet tona, e sidomos në këto tri të fundit me qytetarë, hetohet dëshira e nevoja për një qeveri të mirë, e jo një qeveri koti. Për një qeverisje që jep ndjenjën e sigurisë dhe zhvillimit, e jo të shantazhit, e të presidentit.
Kryetari Kurti vizitoi këto qytete, ku takoi aktivistët punëtorë nëpër tenda dhe qytetarët nënshkrues të peticionit më të madh ndonjëherë. Koha e zgjedhjeve po afron e puna jonë do të shtohet në ditët e radhës. Rikthimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm, sepse nuk do të jetë vetëm rikthim i yni, por edhe i vetë popullit në qeverisje.
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10156913348592000&type=3