×
  • Lajme
  • Lajme

    Në kuadër të kampanjës #VendoseMaskën, shpërndahen maska në Prishtinë

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 16:37

    Platforma CiviKos rrjeti i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë në bashkëpunim me organizatat Artpolis, Democracy Plus, PEN, Fondacioni Kosovar për Shoqëri civile (KCSF), dhe YMCA kanë filluar kampanjën online #VendoseMasken, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë e përdorimit të maskave në ambiente publike.


    Kampanja online #VendoseMasken do të filloj nesër në orën 12:00 me një aksion simbolik përmes shpërndarjes së disa maskave në pikat e poshtëcekura në qytetin e Prishtinës.

    Lokacionet ku do të shpërndahen maskat janë:

    CIVIKOS – Rruga “Tringë Smajli”;

    ARTPOLIS- Para Teatrit Kombëtar;

    DEMOCRACY PLUS-  Rruga “Justiniani” (para hyrjes në nënkalim);

    PEN – Stacionet e Autobusëve Urban (tek Katedralja dhe tek Rektorati);

    FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE (KCSF) – Pallati i Rinisë (para New Born);

    YMCA – Rruga “Qamil Hoxha” (afër Ministrisë të Kulturës Rinisë dhe Sportit).

    Pas lansimit të kampanjës online dhe aksionit për shpërndarjen e maskave CiviKos do të inkurajoj organizatat e shoqërisë civile që të promovojnë këtë kampanjë online si dhe të ndërmarrin aksione të ngjashme në të gjitha qytetet e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!