Policia në Istog ka identifikuar dhe ka arrestuar SH.H e cila ka pranuar se ka vjedhur kasën me të holla në xhaminë e fshatit Gurrakoc.
Rasti kishte ndodhur të shtunën, ku e dyshuara ka thyer kasën e të hollave të mbledhura për skamnorë dhe ka vjedhur një shumë e konsiderueshme e të hollave.
Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se e dyshuara e ka pranuar se i ka vjedhur të hollat.
“Pas një pune hetimore të Zyrtarëve Policor të Stacionit Policor Istog, është identifikuar dhe është arrestuar e dyshuara SH. H. e cila ka pranuar që ka kryer vjedhjen në fjalë”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.
Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.