×
  • Lajme
  • Lajme

    IPI shprehën të shqetësuar me sulmin ndaj gazetarit të Reporterit, Shkumbin Kajtazi

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 17:51

    Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi.


    Në një postim në rrjetin social Twitter, kanë thënë se janë të shqetësuar për tentimin e zjarrvënies së veturës së gazetarit Kajtazi.

    Ata bëjnë thirrje që Policia të kryej një hetim të shpejtë për të përcaktuar nëse sulmi ishte i lidhur me punën e tij në medie.

    Kajtazi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se dy netë në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë, një person kishte tentuar ta digjte me benzinë veturën e tij. Këtë akt, sipas gazetarit e kanë parandaluar banorët e kësaj rruge, të cilët e kishin njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

    Reagimi i plotë:

    Ne jemi të shqetësuar për sulmin e tentuar të zjarrvënies mbi makinën që i përkiste gazetarit të Reporterit, Shkumbin Kajtazi, në Mitrovicë, Kosovë.

    Policia duhet të kryejë një hetim të shpejtë për të përcaktuar nëse sulmi i ligë ishte i lidhur me punën e tij në media.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!