Pandemia ka bërë që numri i armëve bërthamore për 2020 të ulet ndjeshëm. Një raport i Institutit Sipri evidenton se këtë rezultojnë 500 armë më pak, krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, theksi vihet edhe tek fakti se SHBA dhe Rusi, pavarësisht paqës së përkohshme, kanë filluar programe të kushtueshme për të modernizuar armët e tyre bërthamore.
Pandemia ka sjellë efekte pozitive jo vetëm në mjedis por edhe në reduktimin e arsenalit bërthamor. Sipas të dhenave të Institutit të Stokholmit për Studimet Ndërkombëtare të Paqes, numri i armëve bërthamore në të gjithë botën ka rënë ndjeshëm gjatë këtij viti.
Në fillim të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut kishin 13.400 armë bërthamore, sipas vlerësimeve të Siprit, ose 500 më pak se fillim i vitit 2019.
Edhe pse e ardhmja mbi negocimet SHBA -Rusi mbetet e pasigurt, të dy vendet vazhdojnë të respektojnë angazhimet e tyre në bazë të marrëveshjes.
“Pezullimi i dialogut midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, arsenalet e të cilëve përbëjnë më shumë se 90% të totalit, mund të çojnë në një garë të re të armëve bërthamore,” tha Shannon Cali, një nga autorët e raportit.
Traktati ruso-amerikan Neë Start, i cili u nënshkrua në vitin 2010 skadon në fillim të vitit 2021. Kjo është edhe marrëveshja e fundit bërthamore ende në fuqi midis dy vendeve.
Sidoqoftë, të dy vendet “kanë filluar programe të gjera dhe të kushtueshme për të modernizuar armët e tyre bërthamore.
Kina për herë të parë, po zhvillon raketa bërthamore që mund të hidhen nga deti, nga ajri dhe nga toka, dhe sipas raporit po injoron sistematikisht ftesat e Uashingtonit për të marrë pjesë në bisedime për të ndaluar garën mbi armët.