Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me Kryeminsitrin Avdullah Hoti, do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në takimin e 27 qershorit.
Kështu merr vesh Klan Kosova ndërsa mësohet se fillimisht takimi ishte planifikuar për më 25 qershor, por më pas është vendosur për datën 27.
Zyrtarisht kjo ende nuk është konfirmuar nga presidenca por as nga kryeministria.
Por Thaçi dhe Hoti merret vesh se kanë diskutuar rreth takimit të Uashingtonit sot gjatë takimit të parë të përbashkët të zhvilluar në Presidencë.
Ndërsa nga pala tjetër, Serbinë do ta përfaqësojë Presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe Kryeministrja Ana Brnabiq.
Klan Kosova merr vesh se karakteri i marrëveshjes pritet të jetë me tipare ekonomike me benefit të Kosovës dhe Serbisë.
Emisari special Richard Grenell konfirmoi sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington, për një diskutim rreth dialogut, takim ky i planifikuar më 27 qershor.
Ndryshe në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, me Presidentin amerikan Donald Trump, pritet të marrin pjesë edhe liderët tjerë politikë nga subjketet politike parlamentare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.