Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot në orën 10:00 mban konferencë për media.
Zyra për Media ka bërë të ditur se konferenca zhvillohet në në hyrje të Presidencës, derisa s’bëhet e ditur se për çfarë është thirrur kjo konferencë.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës së Thaçit, por padyshim se një nga temat për të cilën do të flasë është edhe ardhja sot për vizitë në Kosovë e përfaqësuesit special i BE-së Miroslav Lajçak.
Thaçi pritet përfundimisht të tregoi nëse do të takohet apo jo me Lajçakun.
Presidenti në konferencë pritet të flas edhe rreth udhëtimit të tij dhe Kryeministrit Avdullah Hoti më 27 qershor në Washington për të përfaqësuar palën kosovare në bisedime me palën serbe. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.