×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak niset për në Prishtinë, flet për problemet me udhëtimin

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 9:40

    Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak pritet që gjatë ditës së sotme të arrijë në Prishtinë pas disa problemeve që kishte dje me udhëtimin.


    Lajçak ka njoftuar se tashmë është rrugës për në Prishtinë, ku gjatë ditës pritet të takohet me krerët e shtetit, shkruan Reporteri.net.

    Lajçak ka thënë se mezi nuk pret të fillojë vizitat e tij në Kosovë.

    “Pas disa ndërlikimeve të lehta dje me udhëtimin, komuniteti ndërkombëtar u fut në veprim. Tani jam rrugës për në Prishtinë – falë mirësjelljes së ushtrisë zvicerane. Mezi pres që zyrtarisht të filloj vizitën time në Kosovë gjatë ditës sot”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Facebook.

    Kujtojmë, që vizita e Lajçak thuhet se po bëhet me qëllim të përgatitjes së terrenit për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!