×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja kosovare gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë të Veriut

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 9:46

    Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë të Veriut.


    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 7 të mëngjesit.

    “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete e viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Kujtojmë se para dy ditësh një vajzë e re nga Gllogjani i Deçanit u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!