×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet veturat e vëllait të ish-komandant Remit

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 10:07
    Foto:ilustrim

    Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë, është duke u djegur një veturë e tipit BMW.


    Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

    Express mëson se vetura e djegur është në pronësi të vëllait të ish-komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën e luftës “Remi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!