×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Takimi në Uashington për njohje reciproke, të ndalen dezinformatat për shkëmbim territoresh

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 10:44

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka mirëpritur ftesën e SHBA-ve për vazhdimin e dialogut.


    Thaçi e ka quajtur këtë momentum historik, derisa ka thënë se është koha që jetike që të mbyllen çështjet e hapura që pengojnë zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja, shkruan Reporteri.

    “Ftesës së SHBA-ve, të presidentit Trump, konkretisht ambasadorit Grenell për të vazhduar dialogu në Shtëpinë e Bardhë i jam përgjigjur pozitivisht dhe mirëpresim këtë hap vendimtar dhe shumë të drejtë të SHBA-së me besim të plotë se është koha që edhe konkretisht të lëvizim përpara si shtet. Është jetike që të mbyllen çështjet e hapura që pengojnë zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja. SHBA por edhe aleatët tanë të tjerë evropianë janë të gatshëm të investojnë në Kosovë, Kosovën e konsoliduar si shtet i pavarur e sovran por në të njëjtën kohë është stabiliteti politik i rajonit. Qëndrimi i SHBA-ve dhe ftesa për 27 qershorin për takim në Shtëpinë e Bardhë rrit shpresën, optimizmin dhe besimin se ky proces do të ketë sukses; e para sepse e ka mbështetjen e qartë të SHBA-ve, vetë presidentit Trump por edhe këmbëngulësinë dhe vizionin e Grenell. Kosova gjithmonë ka besuar te SHBA dhe ka dalë fituese”, u shpreh Thaçi.

    Tutje, ai ka thënë se Washingtoni e ka të qartë se procesi i bisedimeve është për njohje reciproke por edhe për të vazhduar rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

    “Washingtoni e ka të qartë se ky proces është për njohje reciproke por edhe për të vazhduar anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare. Ky proces është për Kosovën dhe partnerët e saj. Kështu ka qenë edhe në Rambuje, Vjenë e jam  bindur se do të jetë edhe në Washtingon. Kosova nuk ka kohë për të humbur për stagnim e as hezitim. Duhet të lëvizim sa më shpejtë që të jemi pjesë e OKB-së, BE-së dhe Natos.

    Tutje Thaçi ka thënë se në Washington në asnjë rrethanë nuk pretendohet të cenohet integriteti territorial i Kosovës.

    “Falënderoj të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën, por ajo që mund ta them është se njohja ndërkombëtare e Kosovës nuk do të mund të ndalet prej askujt, ndërsa për neve abc e veprimit angazhimit e vendimmarrjes është respektimi i plotë i Kushtetutës. Në asnjë rrethanë nga askush, as në Uashington nuk pretendohet të cenohet integriteti territorial. Ftoj të gjithë të mos përhapin dezinformata për shkëmbim territoresh”, u shrpeh Thaçi ndër të tjera. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!