×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi tregon nëse do të takohet sot me Lajçakun

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 10:36

    Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media është pyetur nga gazetarët nëse do të takohet sot me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili sot vjen për vizitë në Kosovë.


    Ai ka thënë se ekipi i tij do të komunikojë me ekipin e Lajçak pasi të vije në Prishtinë, dhe do të vendoset nëse do ta takohet apo jo, shkruan Reporteri.net.

    “Lajçak nuk është në Kosovë, në momentin që eventualisht zbret në orët e mëvonshme, ekipet tona do të komunikojnë me njëra-tjetrën, dhe nëse ka diçka konkrete jo vetëm për të hulumtuar teren natyrisht se nuk ka arsye për të mos u takuar, por nëse është për të hulumtuar teren, Kosova është e hulumtuar tash e 20 vite, ne kemi nevojë për hapa konkret dhe Lajçak duhet të jetë i qartë në dy gjëra: për liberalizimin e vizave çfarë qëndrimi kanë shtetet anëtare sepse mbi të gjitha këtë e meritojnë qytetarët e Kosovës , më tepër se ligjërata për proceset e pafundme që mund të ndodhin dhe në anët tjetër se si do ta trajton Kosovën, nëse e trajton si shtet të pavarur dhe sovran ashtu siç është dhe e ka njohur bota demokratike atëherë procesi do të jetë më i lehtë, nëse jo atëherë është një mision jo i sukssesshëm nga ana e tij”, tha Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi tha më tej se duhet të ketë një qartësi nga shtetet anëtare që Lajçak i përfaqëson. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!