×
  • Lajme
  • Botë

    Koreja e Veriut hedh në ajër zyrën e përbashkët ndërlidhëse me Jugun

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 12:53

    Koreja e Veriut ka hedhur në ajër një zyrë të përbashkët ndërlidhëse me Jugun afër qytetit kufitar të Veriut, Kaesong.


    Masa vjen vetëm disa orë pasi Veriu kërcënoi me veprime ushtarake në kufirin korean.

    Kjo zyrë u hap në vitin 2018 për të ndihmuar Koretë – zyrtarisht në një gjendje lufte – të komunikojnë. Ajo kishte qenë bosh që nga janari për shkak të kufizimeve të Covid-19.

    Në një deklaratë, Koreja e Jugut paralajmëroi se do të “përgjigjej fuqishëm” nëse Veriu “vazhdon të përkeqësojë situatën”.

    Shkatërrimi i zyrës, tha ai, “heq shpresat e të gjithëve që dëshironin zhvillimin e marrëdhënieve ndërkoreane dhe zgjidhjen e paqes në Gadishullin Korea”.

    “Qeveria e bën të qartë se e gjithë përgjegjësia e kësaj situate qëndron në Veri”.

    Tensionet midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut janë përshkallëzuar për javë të tëra, të nxitura nga grupe mbrojtëse në Jug duke dërguar propagandë përtej kufirit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!