×
  • Lajme
  • Botë

    A do të kandidohet Lazim Destani për kryeministër të Maqedonisë? Përgjigjet vetë ai

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 13:36

    Afaristi dhe filantropi nga Tetova Lazim Destani, ka reaguar në lidhje me zërat se ai do të merr pjesë në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut.


    Ai thotë se angazhimi në sferën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e tij. Destani thotë se kontributi i tij do të mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik.

    “Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.

    Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.

    Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!