82 raste të reja me coronavirus u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për nje tjetër viktimë duke e çuar numrin e vdekjeve në 37.
Gjatë ditëve të fundit numrin më të lartë të të prekurve e kanë institucionet, ministritë dhe bashkia e Tiranës.
Mësohet se gjyqtarëve, prokurorëve dhe administratës së këtyre institucioneve u është bërë tamponi pas kërkesës së tyre.
Gjithashtu edhe mjekët e spitalit francez këtë të hënë i janë nënshtruar testit për Covid, ndërkohë që pritet edhe rezultati i përgjigjeve të tyre.
Partia Demokratike foli edhe për raste brenda në Kryeministri. Ish-deputeti Bardh Spahia bëri përgjegjës Kryeministrin se nuk garanton respektimin e masave në institucionin që drejton.
Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo e fundit ka apeluar qytetarët të përdorin maska në ambiente publike dhe atje ku distancimi fizik është i pamundur, por një masë e tillë ende nuk është bërë e detyrueshme nga institucionet përkatëse.
Në rrugë vërehet një mungesë zbatimi i regullave anti-Covid, ndërsa shprehen se janë pro përdorimit të detyruar të maskave.
Ndërkohë që farmacistët shprehen se qytetarët përsëri janë të interesuar për të pajisur me maska, e kryesisht kur duhet të futen në një institucion.
Ndërkohë që çmimi i një maske vijon të jetë i lartë, duke nisur 100 lekë të reja për një maskë të thjeshtë.
Më pak interes, shprehen farmacistët, ka për dezinfektantë dhe për alkool.