×
  • Lajme
  • Botë

    Qeveria austriake: 450 euro ndihmë për të papunët, 360 euro për secilin fëmijë

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 16:32

    Qeveria austriake njoftoi se do të paguajë 450 euro të tjera shtesë për këdo që kërkon punë për të paktën dy muajt e ardhshëm midis korrikut dhe shtatorit.


    Më shumë se gjysmë milioni ishte numri i të papunëve gjatë kohës së pandemisë në Austri. Për ta lehtësuar pak krizën ekonomike që qytetarët e përjetuan për shkak të humbjes së punës, qeveria austriake ka planifikuar që përveç shumës së të hollave që marrin të papunët, të përfitojnë edhe një ndihmë shtesë materiale.

    Në konferencën e sotme për shtyp qeveria austriake njoftoi se do të paguajë 450 euro të tjera shtesë për këdo që kërkon punë për të paktën dy muaj e ardhshëm midis korrikut dhe shtatorit.

    Kjo shumë parash u premtua nga ministri i Ministrisë Sociale, Rudolf Anschober dhe ministrja e Punës, Christine Aschbacher, raporton ORF, përcjell Albinfo Austria.

    Për më tepër, qeveria po ashtu ka premtuar se nga shtatori së bashku me shtesat e tjera familjare, do të paguajë deri në fund të vitit nga 360 euro shtesë për secilin fëmijë në familje./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!