Një burrë 48-vjeç është spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para parlamentit polak në Varshavë.
Ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri që ky burrë të shpëtohet dhe të dërgohet me urgjencë në spital për trajtim.
Ai i ishte afruar gazetarëve para hyrjes së parlamentit polak, kishte pyetur nëse ka gazetarë dhe kur mori përgjigjen, shkoi në afërsi të një shtatoreje dhe i vëri flakën vetes.
“48-vjeçarin e mbuluar nga zjarri e vunë re policët që po patrullonin. Me ndihmën e një kalimtari kanë arritur ta fikin zjarrin, ndërsa menjëherë i kanë dhënë ndihmën e parë burrit që më pas u dërgua në spital me autoambulancë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë lokale, Robert Shumjata.
Mjekët kanë bërë të ditur se jeta e 48-vjeçarit nuk është në rrezik.
https://www.youtube.com/watch?v=sne-po-hX-E
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.