×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: UEFA vendos edhe për Ligën e Kampionëve, rifillon më 7 gusht

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 16:28

    Liga e Kampionëve do të rifillojë në datën 7 gusht.


    Pas mbledhjes së sotme të Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s u vendos që kompeticioni të vazhdojë me tëj me fazën e “tetë finalistëve”.

    Të gjitha takimet e kësaj faze do të luhen në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë në periudhë 12-23 gusht. Të gjitha takimet e fazës çerekfinale dhe gjysmëfinale do të luhen me vetëm 1 ndeshje.

    Finalja e këtij edicioni nuk do të zhvillohet në Stamboll, ashtu siç ishte planifikuar përpara këtij sezoni, por në Lisbonë.

    Ndeshjet e mbetura të fazës 1/16-ave do të luhen në datat 7-8 gusht dhe është lënë në dorën e klubeve nëse do të luajnë në stadiumet respektive apo në Lisbonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!