Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se ftesa e Kryeministrit Hoti për partitë politike për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi, para nisjes në Washington, sipas tyre përmes rrjeteve sociale nuk është serioze.
PDK’ja tutje ka thënë se ftesa e Hotit, pa konsultim paraprak, është veprim i qëllimshëm që ky takim të dështojë.
“Qasja e Kryeministrit Avdullah Hoti, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze. Kjo është vazhdimësi e ish Qeverisë Kurti. Ftesa e dërguar nga Kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak, është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm”, thuhet në deklaratën e PDK’së.
PDK tutje ka deklaruar se urojnë që kryeministri të reflektojë para ftesës tjetër dhe të jetë më serioz.
“Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e Kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton, frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është Dialogu. Urojmë që ky Kryeministër do të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz”, thuhet në reagimin e PDK’së.
Kryeministri Avdullah Hoti sot u ka bërë ftesë liderëve të partive politike që nesër nga ora 11:00 në Zyrën e Kryeministrit të takohen për të diskutuar lidhur me dialogun me Serbinë para udhëtimit të 27 qershorit në Washington.
https://www.facebook.com/PDKqender/posts/3084207944958564
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.