Prishtina-Ballkani do të jetë finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll
Prishtina me shumë lehtësi ka kaluar në finale pasi mposhti Drenicën në të dy ndeshjet, të parën 3-0, ndërkaq të dytën 3-2, shkruan Reporteri.net
Ndërkaq, Ballkani u kualifikua në finale pasi eliminoi Feronikelin pas barazimit 1-1 në Drenas. Mirlind Daku shënoi për ‘Xhebrailat’, ndërkaq Harmon për ‘Industrialistët’.
Kujtojmë që ndeshja e parë e zhvilluar në Suharekë kishte përfunduar 0-0 dhe falë golit si mysafir Ballkani siguroi biletën për finale.
Kështu, finalja e edicionit të sivjetmë në Kupën e Kosovës do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.