×
  • Sport
  • Sport

    Daku tregon se kujt ia dedikoi golin që e kualifikoi Ballkanin në finale

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 19:29

    Është përcaktuar edhe finalja e madhe e DigitAlb Kupës së Kosovës.


    Prishtina dhe Ballkani do të ndeshen në finalen e zjarrtë të këtij sezoni.

    Feronikeli dhe Ballkani kanë luajtur baras 1-1, dhe kësisoj goli mysafir i Ballkanit e ka çuar në finale këtë skuadër pasi që ndeshja e parë në Suharekë kishte përfunduar pa gola, shkruan Gazeta Sheshi.

    Pas ndeshjes ka folur edhe heroi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili me golin e tij e dërgoi skuadrën suharekase në finalen e madhe.

    “Rasti i vetëm ishte që kisha në ndeshje dhe falë Zotit arrita të shënoi. Jam i lumtur për këtë gjë. Kemi pas nevojë për një fitore që të rikthejmë vetëbesimin dhe presin që ndeshjet e ardhshme të jemi ekipi që kemi qenë para pandemisë. Ky gol i dedikohet babit tim që sot ka qenë prezent në stadium, por edhe gjithë tifozëve dhe presidentit Kabashi”, tha Daku për SSK.

    Finalja e madhe do të zhvillohet me 29 korrik, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!