×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet fajtori i rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 9:25

    Janë bërë pesë muaj që nga vdekja tragjike e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe nëntë personave të tjerë në bord.


    Sipas raportit të fundit, thuhet se mos koordinimi i mirë i pilotit me kontrollorët e trafikut ka qenë shkaktari i aksidentit, shkruan Indeksonline.

    Moti me mjegull ia pamundësoi shikimin derisa piloti Ara Zobayan nuk u raportoi si duhet kontrollerëve.

    Zobayan u tha kontrollorëve të trafikut ajror se helikopteri i tij ishte duke u ngjitur, kur në fakt po zbriste pak para se të përplasej në një kodër, jashtë komunitetit të Calabasas.

    Rrëzimi i helikopterit vrau ikonën e LA Lakers, Kobe Bryant, vajzën e tij Gianna, Zobayan dhe gjashtë të tjerët në bord, të cilët po udhëtonin në një turne basketbolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!