×
  • Lajme
  • Botë

    6 të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga coronavirusi, 182 raste të reja

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 15:39

    Prej 1348 testeve të bëra në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 182 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. 6 persona kanë humbur jetën ndërsa 33 janë shëruar.


    Kështu numri total i të infektuarve është 4664, i të shëruarve 1836, të vdekur 216 ndërsa numri i personave të sëmurë për momentin është 2612.

    Nga testimet e fundit, vetëm në Shkup janë zbuluar 107 raste të reja me coronavirus.

    Qyteti i dytë me numrin më të lartë mbetet Tetova, me 23 raste.

    Deri tani, në total, në Maqedoninë e Veriut janë kryer gati 48 mijë teste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!