Kuvendi ka rrëzuar ditën e sotme (18 qershor) tre dekrete të presidentit Meta.
Dekretet janë rrëzuar me 81 vota kundër dhe 17 pro.
3 dekretet kanë të bëjnë me ndryshimin për ligjin e TVSH-së për jahtet, aktivitetet e turizmit detar dhe prokurorimet në fushën e mbrojtejes se sigurisë.
Më herët Komisioni i Ekonomisë dhe Financave nuk i mori në konsideratë vërejtjet e Presidentit për 3 ligje që kanë të bëjnë me taksa dhe investime, duke i kaluar ato pa ndryshime.
Kreu i Shtetit pas këtij momenti i ashpërsoi tonet me Kuvendin, duke e cilësuar procedurën si korrupsion legjislativ.
Madje ai i kërkoi SPAK të hetojë procedurën nga propozimi i ligjit e deri tek miratimi i tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.