×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdesin edhe dy persona nga Coronavirusi në Shqipëri

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 20:25

    Një 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.


    Sipas ministrisë së Shëndetësisë pas një rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik.

    67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.

    Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë.

    Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë.

    Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve që humbën njerëzit e dashur në këtë betejë të vështirë.

    Nga fillimi i pandemisë, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!