×
  • Lajme
  • Botë

    Miratohet plani operativ i NATO-s për një valë të dytë të mundshme të pandemisë

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 21:25

    Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s e kanë miratuar një plan operativ të Aleancës, në rast të një vale të dytë të pandemisë me Kovid-19 si dhe udhëzime që përfshijnë krijimin e furnizimeve të pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve që mund të përdoren për blerjen urgjente të pajisjeve të nevojshme, kumtoi Ministria kroate e Mbrojtjes.


    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka lëshuar një raport për koronën, në të cilin potencohet e gjithë ajo që NATO e ka bërë në përgjigjen ndaj pandemisë, si dhe rolin që e kanë forcat aleate në mbështetjen e institucioneve civile.

    U miratuan gjithashtu edhe udhëzime për rezistencën kombëtare që përfshijnë fusha të tilla si energjia, transporti dhe telekomunikacioni, ndërsa i reflektojnë kërcënimet e hapësirës kibernetike. Ky dokument u mundëson anëtarëve të përgatiten më mirë në rast të krizave të reja, por edhe të shërohen më shpejt kur ndodhin krizat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!