As vetë sulmuesi francez Karim Benzema s’e kishte imagjinuar se një ditë do të ishte në mesin e pesë golashënuesve më të mirë në histori të Real Madridit, rekord ky të cilin e arriti të enjten duke e kaluar Ferenc Puskasin.
Sulmuesi i shënoi dy gola në fitoren e Real Madridit me rezultat 3:0 kundër Valencias, përmes së cilës madrilenët e zvogëluan deficitin ndaj lideres së ligës, Barcelonës, sërish në dy pikë, transmeton Gazeta Express.
Me këto dy gola Benzema e arriti shifrën prej 243 golave të shënuara me fanellën e Real Madridit, duke e lënë kështu prapa vetes Puskasin (242), ndërsa mbetet prapa Cristiano Ronaldos (451), Raulit (323), Alfredo Di Stefanos (308) dhe Santillanas (290).
Francezi, i cili u transferua në Real Madrid nga Lyoni në vitin 2009, ishte shumë i lumtur me këtë arritje të veten.
“Unë s’e kisha imagjinuar asnjëherë një gjë të tillë. Jam shumë i lumtur. Kam qenë duke punuar që një kohë të gjatë dhe gjithmonë e bëj punën e nevojshme për t’u përmirësuar”, ka thënë Benzema.
“Shpresoj se do të mundë të vazhdoj përpara. Jam shumë i lumtur që e kam mundësinë të luaj për këtë klub”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.