Epidemiologu Bernardo Kaiq thotë se është teorikisht e mundur që vala e dytë e epidemisë së koronavirusit të ketë filluar në Kroaci, por që është akoma shumë herët për të nxjerrë përfundime.
“Ne kemi një rritje të numrit të pacientëve dhe do të shohim nëse kjo do të vazhdojë. Ende kërkon pak kohë, por teorikisht është e mundur që kjo është vala e dytë”, tha Kaiq për mediat kroate, transmeton Reporteri.
Ai gjithashtu shpjegoi se nga çfarë varet zhvillimi i mëtutjeshëm i ngjarjeve me epidemi.
“Vazhdimi i situatës varet nga sjellja e njerëzve. Padyshim që do të ketë më shumë inpute nga jashtë, dhe raste individuale të jashtme. Tani kemi raste si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, të cilat akoma mund të vihen nën kontroll nëse njerëzit iu përmbahen masave dhe nëse testohen në kohë për të parë nëse ata janë të infektuar”, u shpreh ai.
Epidemiologu gjithashtu beson se shumë pak njerëz janë testuar në Kroaci në dy javët e fundit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.