Lirim Kastrati fillimisht erdhi në ligën kroate para dy vjetësh, derisa nëse vazhdon kështu ai mund të bëhet ylli i ri i ligës, shkruan mediumi kroat “Net.hr”.
Reprezentuesi kosovar ka njërën prej historive më të bukura të futbollit në vitet e fundit të futbollit kroat.
Ishte thuajse çështje kohe dhe Dimano Zagrebi, duke e përcjellë, siç ndodh zakonisht me lojtarët e Lokomotivës, arriti marrëveshjen për transferimin e dy futbollistëve më të mirë nga “Kajzerica”.
Në verë, mbrojtësi kroat me pasaportë australiane, Fran Karacic dhe bashkëlojtari i tij, reprezentuesi kosovar Lirim Kastrati, do të arrijnë në Dinamo.
Sot, në moshën 21-vjeçare, Kastrati është anësori më i mirë në ligë dhe futbollisti i ardhshëm i Dinamoz, por ndoshta nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte nënshkruar me Lokomotivën.
Trajneri i tij, Goran Tomic, së fundmi shpjegoi se si Kastrati, nga një lojtar tërësisht i i parafinuar nga Kosova, u bë anësori më i mirë në ligë.
“Kastrati erdhi te Lokomotiva nga Kosova në moshën 18-vjeçare. Ai ishte tërësisht një lojtari i parafinuar. Ne e vendosëm në fushë në ‘Maksimir’ në ndeshjen e parë ku shënoi dy gola dhe është duke luajtur prej asaj kohe. Por, ne kaluam shumë ulje dhe ngritje me të dhe ai pati edhe një periudhë prej 20 ndeshjesh ku nuk shënoi fare. Në një klub të madh nuk do ta toleronin atë. Ai na çmendte fare, unë u ula me të sigurisht. Ne analizuam çdo gabim me të. Por, ai është pjekur aq shumë përmes këtyre ndeshjeve dhe tash që është pjekur, po largohet. Por, në një nivel më të lartë”, ka thënë Tomic.