Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pranuar një telegram urimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Hoti ka njoftuar se Pompeo e ka uruar atë për marrjen e detyrës së re, shkruan Reporteri.
Hoti po ashtu ka thënë se ka njoftuar sekretarin amerikan përkushtimin e Kosovës për të punuar së bashku me SHBA-të dhe ka falënderuar për mbështetjen e pa rezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Departamenti amerikan i shtetit dhe Sekretari i shtetit, Mike Pompeo më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimi të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e parezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohje reciproke”, ka shkruar Hoti në Twitter.
US @StateDept @SecPompeo has congratulated me today for the democratic and a peaceful government formation process. We are committed to working closely together and very thankful for the exceptional support on normalization of relations with Srb, centered on mutual recognition!
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 19, 2020
Kujtojmë se më 27 qershor në Uashington pritet të takohen delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, nën ndërmjetësimin e Richard Grenell. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.