Gazetari Xhemajl Rexha, ditë më parë konfimoi se po i jep fund punës së tij prej disa vitesh në Kohavision.
Një postim i gazetarit Fidan Rama në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku shihet së bashku me Arben Ahmetin, tashmë pronar i Rrokum Tv dhe gazetarin Xhemajl Rexha, ka ngritur dyshime nëse këtij projekti televiziv tashmë do t’i bashkëngjitet edhe ky i fundit i cili mbante pozitën e kryeredaktorit në KTV, shkruan Reporteri.net.
“Debati sapo ka filluar ? Edhe 10 herë më të fuqishëm?”, ka shkruar Rama në Facebook.
Në një njoftim të tij, Rexha kishte thënë se është i entuaziazmuar për të adhmen por, nuk ka treguar se në cilin medium do të vazhdojë punën e gazetarit.
https://www.facebook.com/fidan.rama.9/posts/3242064942480576
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.