Flasin familjarët e Aleksandër Petanajt, që u vra mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ata kanë treguar se viktima dhe autori ishin konfliktuar dy ditë më parë. Sipas tyre mbrëmë dy makina i kanë prerë rrugën 25-vjeçarit në Pyllin e Sodës, ku gjatë një sherri Gabriel Tartaraj e vrau me thikë në zemër. Ata kanë deklaruar më tej se vrasësi ka qenë shok klase me vëllain e Aleksandërit.
“Aleksandri po kthehej në shtëpi rreth orës 22:00. Po ecte me biçikletë nga Vlora drejt shtëpisë. Në pyllin e Sodës i dolën dy makina me 15 persona. Fillmisht donin ta trembinin Aleksandrin. Pas kësaj gjithçka degjenori në sherr. Me 15-vjeçarin Aleksandri ishte konfliktuar 2 ditë më parë. Vrasësi ka qenë shok klase me vëllain e Aleksandërit”, u shprehën ata për Faxnews.al.
Lexo Edhe:
Ish-deputetja e PD: 2019-a me shifër rekord të emigrimit. Rama po zbraz vendin, duhet të largohet!
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjen e djeshme në Pyllin e Sodës, ku pas një konflkti 15-vjeçari vrau me thikë në zemër Aleksandër Petanajn. Gjatë sherrit viktima hyri për të mbrojtur vëllain e tij, por 15-vjeçari Gabriel Tartaraj e goditi me thikë. Policia ka arrestuar autorin, ndërkohë po punon edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.