×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Inspektorati i Punës e kthen në punë sekretarin e KEK-ut që u shkarkua nga Qeveria Kurti

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 17:20

    Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka kthyer në detyrë sekretarin e ndërmarrjes, Lulzim Zeqiri, i cili u shkarkua nga Bordi i Përkohshëm i drejtorëvë të KEK-ut.


    Zeqiri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ankesa e tij për këtë vendim në Inspektoratin e Punës, është kthyer pozitivisht, shkruan Reporteri.net.

    “Me i shkelë ligjet, duke u thirrë në to, përveç që është vepër penale është edhe e turpshme! Këtë e dëshmojë pikërisht Inspektorati i Punës!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Në vendimin e Inspektoratit të Punës thuhet se anulohet vendimi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të KEK dhe kërkohet rishikimi i vendimit dhe kthimi në vendin e punës të Lulzim Zeqiri në pozitën e tij të mëparshme.

    Ditë më parë, Inspektorati i Punës i ktheu në pozitën nga ku u shkarkuan edhe kryeshefin e KEK-ut, Njazi Thaçin, kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefin, kryeshefin e Trepçës, Basri Ibrahimin si dhe kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.

    https://www.facebook.com/lulzim.zeqiri.37/posts/10158333852499477

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!