Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të ftojnë për intervistim kreun e PDK’së, që të dëshmojë lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Gashi në një shkrim në Facebook ka thënë se Veseli dy herë publikisht ka deklaruar se Astrit Dehari është vrarë në Burgun e Prizrenit.
“Çka po i mungon Prokurorit te Prokurorisë Speciale Z. Afrim Shefkiu që nuk e fton për të dëshmuar lidhur me te gjitha ato informata qe i din Z. Veseli dhe e cili haptas deklarohet se din shumë për vrasjen e Astrit Deharit”, ka shkruar ai.
Duhet theksuar se Tomë Gashi është avokat i angazhuar në këtë rast, dhe shpesh ka drejtuar gishtin ndaj shumë politikanëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.