×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Abrashi pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 18:33

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.


    Në këtë takim njohës, ministri Abrashi e informoi ambasadorin hungarez për prioritetet e tij në realizimin e projekteve infrastrukturore.

    Sipas kumtesës së MI, Abrashi dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.

    Ministri e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës, përderisa ambasadori shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!