×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet për herë të dytë trafikanti shqiptar i kokainës dhe heroinës

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 20:58

    Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.


    Mediat italiane bëjnë me dije se Taulant Sallaku, 38 vjeç ishte dënuar në shkallë të parë, në shkurt të vitit 2020, me 8 vjet dhe 8 muaj burg për pjesëmarrëje në organizantë kriminale, që synonin trafikimin e lëndëve narkotike.

    Ndërhyrja e policisë kishte bërë të mundur prishjen e një partneriteti kriminal, të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, të cilët trafikonin kokainë dhe heroinë. Por thuhet se pas dënimit të shkallës së parë Sallaku ishte liruar.

    Ndërkohë, Gjykata e Brescia, pasi kishte vlerësuar personalitetin e personit të dënuar dhe duke marrë parasysh rrezikun e lartë të përsëritjes së sjelljes së paligjshme, nxori një urdhër të ri për paraburgimin në burg, të kryer nga karabinierët e Artogne. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!