Kishin bërë përgatitjet për testin e arritshmërisë. Por një ditë më parë nga Ministria e Arsimit njoftuan se ky test dhe ai i maturës do të shtyhen.
Kjo për shkak të numrit të lartë të rasteve me Covid-19.
Madje ministri i arsimit, Ramë Likaj ka lënë hapësirë që këto teste të anulohen tërësisht nëse situata nuk përmirësohet.
E drejtori i shkollës fillore “Model”, Liridon Maliqi po e vlerëson pozitivisht një vendim të tillë. Ai thotë që megjithatë mbajtja e testit të arritshmërisë ndikon pozitivhst në vlerësimin e mëtejmë të nxënësve.
Lajmin se testi është shtyrë ka arritur edhe në shkollën “ Dëshmorët 1921”. Drejtori i shkollës thotë që 20 gushti është datë e duhur për mbajtjen e testit.
Por edhe anulimi i këtij testi sipas tij do të ishte i natyrshëm në këtë situatë.
Fatmir Zhdrella, drejtor i shkollës “Dëshmorët 1921”, Prapashticë thotë se nxënësit nëpër zonat rurale kishin sfida për qasjen në mësimin online.
Ndërsa njohësi i arsimit, Rinor Qehaja thotë se shtyrja është e arsyeshme, mirëpo që këto teste nuk duhet të anashkalohen.
Testi i arritshmërisë është shtyrë për datën 20 ndërsa ai i maturës për 29 gusht.