×
  • Sport
  • Sport

    I gjithë ekipi në karantinë prej Koronavirusit, luajnë me të rinjtë dhe turpërohen 10-1

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 11:20

    Rifillimi i kampionatit rus pas ndalesës shumë të gjatë për shkak të COVID-19, nuk ka qenë ndër më të mirët e mundshëm, pasi pandemia do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë skuadrat.


    Rregulloret parashikojnë që në rast të një numri të madh të infektuarish, e gjithë skuadra të futet në karantinë dhe me këtë telash është përballur sot Rostov.

    Ekipi që mban vendin e katërt në renditjen e kampionatit, luante përballë Soçi, një ndeshje të cilën në teori duhej ta dominonte ndaj një ekipi që lufton për mbijetesë. Por në fushë nuk ishte skuadra e parë, pasi të gjithë ishin të detyruar të futeshin në karantinë sespe në radhët e ekipit ishin 6 lojtarë e staf pozitivë.

    Për të mos humbur ndeshjen në tavolinë e përballur me sanksione të tjera, Rostov aktivizoi skuadrën e të rinjve, me lojtarë të datëlindjes 2002 e 2003. Soçi nuk e kishte të vështirë të dominonte, duke shënuar që në minutën e parë në një ndeshje që e mbylli me fitoren e thellë 10-1.

    Një situatë absurde por që rrezikon të përsëritet edhe në javët e ardhshme nëse nëpër skuadra do të ketë shumë lojtarë të infektuar si në rastin e Rostov, me renditjen që mund të pësojë përmbysje të mëdha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!