×
  • Sport
  • Sport

    Ribery rreth Topit të Artë: Nuk e di çfarë duhet të fitoja më shumë

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 11:49

    Edhe kur kanë kaluar 7 vite nga 2013-ta e largët, Franck Ribery nuk e përtyp dot faktin që nuk fitoi Topin e Artë në atë edicion.


    Edhe pse ishte favoriti kryesor francezi u pozicionua pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duke u renditur në vendin e 3-të.

    ”Nuk e di se çfarë duhej të fitoja më shumë atë vit për ta fituar Topin e Artë. Nëse ti fiton gjithçka si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren, çfarë duhet të bësh më tepër?”, deklaron veterani për mikrofonat e “DAZN”.

    Në vitin 2013 Ribery ishte në kulmin e karrierës së tij, ku fitoi Champions League dhe Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë me fanellën e Bayern Munchen. Përpos tripletës, francezi nuk arriti ta fitonte dot çmimin individual. Mos marrja e atij Topi të Artë nga Franck Ribery u konsiderua si një krim nga mediat që iu bë futbollistit francez në atë kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!