×
  • Sport
  • Sport

    Humbi këmbët në Formula Cart, piloti lufton përsëri me jetën pasi pëson aksident të rëndë

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 14:09

    Një gabim në trajektore në dishezë, në autostradën 146 në komunën e Pienza, në provincën e Siena, e përplasja e tmerrshme me një kampion që vinte në krahun e kundërt.


    Alex Zanardi lufton mes jetës e vdekjes, përsëri, për herë të dytë. E edhe këtë herë janë shpejtësia dhe dashuria për sportin në destinin e tij.

    Ishte në shoqëri të miqve e po përshkonte kilometrat e fundit të etapës së stafetës së Objektivit tringjyrësh, rezervuar për atletët paralimpikë në handbike, bicikletë ose karrocë olimpike.

    Alex, si gjithnjë, ishte në drejtimin e handbike kur mbeti i përfshirë në impaktin dramatik.

    Ka përplasur kokën dhunshëm, duke humbur kaskën, e është cuar me urgjencë në spital.

    Fillimisht koshient, u transportua me helikopter në spitalin Le Scotte në Siena, ku u operua me urgjencë në neurokirurgji. Gjendja e tij, sipas boletinit të parë mjekësor, “është e një vështirësie ekstreme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!